Fakte Rreth Islamit

Home Fakte Rreth Islamit

Fakte rreth Islamit

Islam nga arabishtja do të thotë “paqe, siguri dhe dorëzim tek Zoti

Islam është emri i fesë. Një person që praktikon islamin quhet mysliman. Mbiemri “Islamik” zakonisht i referohet objekteve e vendeve, dhe jo njerëzve. “Muhamedanizmi” është një term i vjetër që zakonisht konsiderohet fyes.

Myslimanët e famshëm janë të shumtë në Amerikë përfshi Janet Jackson, Muhamed Ali, Shaquille O Neal, Mike Tyson, Akon.

Xhamia në Sultanahmet, Turqi

xx

''Lindja e Muhamedit Alejhis Selam''

Muhamedi Alejhis Selam lindi në vitin 570 në Mekë dhe vdiq më 8 qershor të vitit 632 në Medina të Arabisë. Sipas tij, në moshën 40-vjeçare e mori mësimin e parë nga Zoti.

xx

Udhëtimi

Udhëtimi i Muhamedit nga Meka në vitin 622 pas erës sonë, është fillimi i zhvillimit të Islamit. Gjithashtu shënon fillimin e kalendarit Islamik.

xx

Epoka e Artë e Islamizmit

daton nga shekulli i 8-13, dhe u shoqërua me rritjen e Kalifatit Abbasid. Ata influencoheshin nga Kurani. Gjatë asaj kohe, bota arabe u bë qendër intelektuale për shkencën, astronominë, kiminë, fizikën, matematikën, filozofinë, mjekësinë, edukimin.

xx

Shtëpija e Dijes

Myslimanët krijuan Shtëpinë e Dijes, që ishte aktive për dijetarë myslimanë dhe jo myslimanë. Shumë vepra arabe janë përkthyer në turqisht, gjuhën hebraike, latine etj.

xx

Dijetarët myslimanë

Dijetarët myslimanë Rushd dhe Sinai ishin të parët që ruajtën veprat e Aristotelit, idetë e të cilit sunduan botët kristiane dhe myslimane.

xx

Shpikjet

Shpikjet që erdhën nga bota islame përfshijnë zbulimin e acidit citrik, arkitekturën arabike, minaret, kitaret, nargjilet, kafja etj.

xx

Besimet

Besimet bazike që dikush duhet të ketë që të konsiderohet mysliman përfshijnë besimin në Një Zot, dhe besimin në të gjithë profetët e Zotit (Musa (Moisiu), Jezusi (Isa), Davidi (Dauti) dhe Muhamedi), besimin tek engjëjt, besimi tek Dita e Gjykimit, si dhe besimi tek fati apo mrekullitë hyjnore.

xx

Numri i beuesëve

Në botë besohet të ketë rreth 1.6 miliard myslimanë, që është gati 1/5 e popullsisë botërore. Islami është feja më në rritje në botë sot.