Shërbimet

Home Shërbimet

Çfarë shërbimesh përfshihen në Qendrën BËHU

Hixhame

Rukje Kurani

Konsultime Psikologjike

Qfarë Janë Higjamet
Përparësit

Dhe Të Mirat

- Hixhamja është sunet i të derguarit tonë Muhamedit salallahu alejhi we selem.

Ështe i përkryer për shendetin e pergjithshem,parandalim dhe për sëmundje te caktuara si aneksise, stresit, lodhje, dhembje, ishiadikun, semundjet e gastritit, inferitilitetin dhe sëmundjet e lëkures.

Për Cka Përdoren Higjamet

-Alergji nga ushqimi - Frymarrje e rënduar - Stagnacioni
-Pagjumsia - Barkqitja - Barkqitja me të vjellura
- Sëmundja e sheqerit - Shtangimi - Tëmthi ( vreri ) etj …

Cka është Rukja

- Rukja është shërim me anë të Kuranit , pra mjekuesi këndon Kuran dhe lutjeve të cilat Allahu ka porositur në Kuran,

varesisht prej problemeve të ndryshme këndohen edhe ajete-lutje , poashtu Mjekuesi përdor bimë ,vajra ,mjalt apo edhe hixhame gjëra të cilat i ka perdorur edhe Muhamedi a.s profeti joni i fundit.

Si bëhet Rukja

-Pasi që Kurani eshte fjala e Allahut , Mjekuesi këndon Kuran dhe fryen personit ,ujit, mjaltit apo vajrave bimore etj , e jo duke shkruar letra apo nuska këto te fundit janë të ndaluara rreptësisht.

Konsultat Psikologjike

do të definohet si funksioni i aplikimit dhe zgjerimit të njohurive të specializuara të një psikologu përmes procesit të konsultimit me problemet që përfshijnë sjelljen njerëzore në fusha të ndryshme. Një psikolog konsultues do të përkufizohet si një psikolog që ofron asistencë teknike të specializuar për individët ose

organizatat në lidhje me aspektet psikologjike të punës së tyre Asistenca e tillë është këshillëdhënëse në natyrë dhe konsulenti nuk ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për pranimin e tij Psikologët konsultues mund të kenë si klientë individë, institucione, agjensi, korporata apo organizata të tjera.

Shërbimet Tjera Të Rëndësishme

Ndihmojm ne largimin e Bllokimeve si:

Martes, Pasuri, Studime, Biznes ,shtatazani,
Ngritje ne karrier ,realizimin e Qellimeve apo idealeve tjera .

•Ndryshim apo  çrregullime te personalitetit Karakterit/Sjelljes:(Depresion, Stres, Epilepsi, te
Fikt,Vesvese,Parafityrimet,Fobin- friken prej Zerave/pamjeve te ndryshme mendime te thella
,Habitje .

Problemet shpirtrore:

Rezultat i magjis dhe perjetimeve te manifestuara si me poshtë me endrrime
dhe ankthe si: Gjarper, qen, Mace, Varreza, Gjaku, Ndjekje nga njeriu apo kafshet, Rrezim prej se larti,te
shihet sasi e madhe e ujit apo e Zjarrit, Konflikt, te shihet vetja ne vende te ndotura si p.sh WC e te
ngjajshme, ejakulimet ne Enderr.)

Ndryshime Fizike:

(Problem me Lukth, Migren, Paraliza te ndonje gjymtyre apo tere trupit, Molisjen
dhe disa sëmundje tjera qe Medicina moderne nuk i din shkaqet pse eshte paraqitur, sterilitet te dy
gjinive, Probleme te lekures shenjat ,humbja e bukuris ,irritimi i burrit nga gruaja apo mosterheqja
,dhimbje te barkut -Jashtqitje non stop-fryrje ne bark -Gogsimet e shpeshta -lemzen .Belbezimin apo
problemet me shprehjen ose ne te folur.

Problemet Sociale:

Ftofja e burrit ndaj Gruas ,ndarja nga Gruaja apo Burri ,ndarja nga Koleget ne Biznes ,ndarja e femiut
nga Prinderit, parandalimi apo largimin e Mllefin, parandalimin e vrasjes se ndokujt apo Vetvrasjen
Zhvlersimin e vetvetes pra ndihmojm ne ngritjen e vetbesimit apo edhe vetmbrojtjes nga hijet
,mendimet ,zerat ngacmimet e jashtme .

 

Ngacmimi i shejtanit

 

Për shkak të arsyetimit të tij të paarsyeshëm, shejtani sheh
njeriun si shakatarin kryesor për turpërimin e tij. Prandaj, ai ka
pyetur Allahun që për një kohë të caktuar të ketë mundësi që
ta largoj nga rruga e drejtë njeriun dhe në këtë mënyrë të i
hakmerret. Qëllimi i tij është që të largoj njeriun nga rruga e
drejtë, dhe kështu, ta bëj të pabindur ndaj Allahut. Krenaria e
tij lëndohet nëse e sheh se njeriu është lartësuar më shumë se
ai, ndërsa vetë i poshtëruar. Tregimi për shejtanin paraqitet në
Kuran në këtë mënyrë:
(Allahu) Tha: “Çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të
urdhërova?”
Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove
mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!”
(Allahu) Tha: “Zbrit nga ai (Xhenneti), nuk të takon të
bësh kryelartësi në të, dil jashtë, s’ka dyshim ti je i
poshtëruar”.
(Iblisi) Tha: “Më afatizo gjer ditën kur ringjallen
(njerëzit)!”.
(Allahu) Tha: “Ti je i Afatizuar!”
(Iblisi) Tha: “Për shkak se më humbe mua, unë do t’u ulem
atyre (do t’u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë. Mandej, do
t’ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta
e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të
falënderohen (të besojnë)!” (A’raf, 7:12-17)
Si pasojë e këtij zotimi, Iblisi nisi luftën kundër njeriut.
Brenda kohës që i është dhuruar, ai mundohet t’i vë në
dispozicion të gjitha mjetet që ta parandalojë njeriun që mos të

pasojë rrugën e Allahut, dhe duke i bërë që ta pasojnë atë. Në të vërtetë, Kurani na informon
se shumë e pasojnë shejtanin
dhe në këtë mënyrë janë rënë në fund të fundit. Që nga
atëherë, Iblisi u ka humbur udhën shumë njerëz dhe i ka vënë
në anën e tj. Përveç njerëzve, ai gjithashtu ka bërë pasues edhe
në mesin e xhinëve.
Këta xhinë dhe njerëz të cilët e pasojnë Iblisin kanë veti të
njëjta si “shejtani”. (fjala shejtan rrjedh nga fjala arabe
“shatana” që do të thotë “i larguar”, është atribut i çdo
keqbërësi i cili është arrogant ndaj Allahut, dhe në këtë
mënyrë i larguar nga mëshira e Tij). Këta xhinë dhe njerëz
pasojnë gjurmët e Iblsist, dhe qëllimi i tyre është që t’i largojnë
njerëzit nga rruga e drejtë, ashtu siç edhe vetë janë larguar nga
rruga për shkak të arrogancës së tyre. Kjo edhe tregohet në
Kuran:
Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë
armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me
fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë nxit njëri-
tjetrin në mashtrime. E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do
të bënin atë (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime. Dhe
që të anojnë (te ato fjalë mashtruese) zemrat e atyre që
nuk besojnë botën e ardhshme dhe që të kënaqen e
ngarkohen me atë që janë duke u ngarkuar (ty nuk të
dëmtojnë asgjë). (En’am, 6: 112-113)
Arroganca e shejtanit është shenjë e qartë që dallohet tek
ata që e kanë humbur rrugën për shkak tij dhe ekspozohen si
ai. Arroganca është sikur vulë apo nënshkrim i shejtanit, dhe
vulos ata që e pasojnë. Siç thamë edhe më parë, kjo sëmundje
e shejtanit, i cili është dëbuar nga Allahu për shkak të
arrogancës së tij, bart me vete rrezikun për vdekje për njeriun.
Kjo është për shkak se shejtani, me qëllim që ta afrojë njeriun

sa më afër dhe për ta bërë pasues besnik, përpiqet në radhë tëparë që të i infektojë njerëzit
me arrogancë. Njeriu i kapluar
me këtë sëmundje nga arroganca humb ndërgjegjen dhe
urtësinë. Arroganca ngurtëson zemrën. Për këtë shkak,
ndryshe nga joshja e shejtanit, besimtarët porositen të jenë
modestë:
… Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e
përgëzo të dëgjueshmit. (Haxhxh, 22:34)
Ndikimet e shejtanit mund të shfaqen në forma të
ndryshme. Siç dihet, në vend që të angazhohet në atë që
Allahu i ka dhuruar, duke iu afruar dhe shfaqur mirënjohjen
Atij, shejtani shtiret mendjemadh. Duke mos marr në
konsideratë mundësinë që Allahu mund ta zvogëlojë
rëndësinë e tij kur të dojë, ai çon kokën kundër urdhrit të
Allahut. Në të vërtetë, pasuesit e shejtanit përpiqen që të
shfaqin këtë veti në shumë mënyra.. Për shembull, edhepse
dikush mund të bëjë një shërbim të Allahut, ai duhet ta
konsiderojë këtë si rast i dhënë nga Zoti për të fituar
kënaqësinë e Tij. Përndryshe, duke besuar se mund të arrihet
sukses nga përpjeka vetanake, pa urdhrin e Allahut, bile duke
u mburrur, është lajthitje. Pasi, atribuomi i vetes për sukses,
dhe mburrja me këtë është karakteristikë tipike e shejtanit.
Kështu edhe Karuni, i cili besonte se pasuria e tij ishte rezultat
i punës së tij, mburrej … “Më është dhënë vetëm në saje të
dijes sime!”… (Kasas, 28:78) është një shembull i tipik i të
dënuarit ashpër nga Allahu për ligësitë e tij. Profeti Muhamed
(saas), gjithashtu, u tha besimtarëve që mos të bëhen
mendjemëdhenj:
Allahu më ka shpallur se duhet të jeni të përulur, askush të mos i
mburret jetrit, ose të shtyp tjetrin. (Muslimi)
Njeriu duhet të mbaj në mend se shejtani i afrohet me

dinakëri, pa paralajmërim. Atij nuk i ngutet. Duke përsëritur
dhe me këmbëngulje, gradualisht mashtron njerëzit, metodë
që është dëshmuar e suksesshme për afat të gjatë. Nëse nuk i
kushton kujdes kësaj metode dinake të shejtanit, efekti rritet
me kohë. Për shembull, nëse dikush përjeton ndonjë sukses
të vogël, shejtani menjëherë shikon të përfitoj rastin për ta
provokuar. Pëshpëritjet e shejtanit në kokën e tij në fillim nuk
duket të jenë arrogancë e mirëfilltë. Personi i tillë, për
shembull, nuk thotë haptasi: “ Unë jam ai që e kam kryer këtë
punë.” Por shejtani aplikon një strategji mashtruese, duke
depërtuar gradualisht thellë në zemër. Nëse njeriu nuk mund
ta kuptojë se suksesi i tij nuk i takon askuj tjetër, por vetëm
Allahut, me kohë, do të filloj të mbështetet vetëm në aftësitë
e tij dhe të mendoj se është i pavarur nga Allahu.
Nëse kjo ndjenje shndërrohet në gjendje e përhershme
shpirtërore, mendjemadhësia bëhet pjesë e karakterit të tij. I
tilli aplikon një ligj të brendshëm dhe bën atë që e konsideron
të drejtë, e sheh veten më të mirë dhe më të mençur se
kushdo tjetër. Zëri i brendshëm bëhet çdo herë më i zëshëm
duke e bërë të duket më superior. Personi i infektuar në këtë
mënyrë vuan shpirtërisht. Me kohë, zemra e tij ftohtet dhe
bëhet çdo herë e më shumë i pandjeshm ndaj argumenteve të
Allahut. Në të vërtetë, Kurani tregon se vetëm ata që nuk
janë humbur besojnë drejtë në argumentet e Allahut:
Argumentet tona, i besojnë, në të vërtetë, ata që kur
këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që
madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata
nuk bëjnë kryelartësi. (Sexhde, 32:15)

Fundi i atyre që pasojnë shejtanin
Shejtani ushtron ndikim të veçantë tek arrogantët. Atyre

që u mungon besimi dhe urtësia për të kuptuar fuqinë e
Allahut -ata që përbëjnë “shumicën e popullit,” siç referohet
në Kuran-pasojnë rrugën e shejtanit, bashkohen me hordhitë
e pasuesve të tij. Një ajet thotë:
Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë
porositë e Allahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dinë se
ithtarët e djallit janë më të dëshpëruarit. (Muxhadele,
58:19)
Në botën tjetër, ata që janë në anën e shejtanit, pa dyshim,
do të jenë më të poshtëruarit. Ata do të dërgohen në
Xhehennem, madje, shejtani edhe do t’i braktisë. Në atë
moment, do të kuptojnë se shejtani, ka dhënë premtime
boshe, dhe se fjalët e tij ishin vetëm mashtruese. Por, atëherë
do të jetë shumë vonë, pasi që zjarri është duke i pritur, dhe
është duke u realizuar premtimi i shejtanit:
E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhenetit dhe të
xhehenemit në të, xhehenemlinjve) djalli (u mban
ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: “Vërtet, Allahu iu pat
premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe,
qe, nuk zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata
kurrfarë pushteti ndaj jush (që t’iu detyroj), përpos që ju
thirra (në rrugë të gabuar), e ju m’u përgjigjët; atëherë,
pra mos më qortoni mua, por qortoni veten. Unë nuk
mund t’iu shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni
mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që më bëtë mua më
parë (më adhuruat në vend të Zotit)”. S’ka dyshim,
jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm. (Ibrahim, 14:22)

 

Dëshironi Për Një Konsultim Falas?